Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor do të votojë për të mos hapur negociatat

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 17:48 | Politikë
Basha: Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga Fieri se “partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë atij (kryeministrit Edi Rama), siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për të mos hapur negociatat për Shqipërinë”.

“Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane”, u shpreh Basha.

“Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se ç’ ka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin”, shtoi Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë