Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Burri brazilian rrezikon jetën për të pasur muskuj jashtë normales

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 16:12 | Lifestyle

Një brazilian i fiksuar pas “bodybuilding” po rrezikon jetën duke injektuar substanca të rrezikshme në bicepse.

Valdir Segato përdor sintol prej vitesh në mënyrë që të duket si Hulku dhe është krenar që në rrugë njerëzit e thërrasin “bisha” ose “përbindëshi”.

Tre vite më parë është paralajmëruar nga mjekët se injeksionet e sintolit po i rrezikojnë seriozisht jetën, pasi ndikojnë për keq në mushkëri dhe zemër, por Valdiri nuk ka ndërmend të heqë dorë nga këto injeksione.

Sintoli nuk rrit aspak forcën, thjesht fryn muskujt duke pasur si efekt anësor dëmtimin e nervave të gjymtyrëve.

“Doktorët më kanë thënë që të heq dorë nga sintoli, por unë do të vazhdoj pasi më pëlqen trupi im”, shprehet braziliani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani