“Çmendet” Sarri para finales, David Luiz konflikt me Higuain

Klima në kampin e Chelsea nuk ka qenë aspak e qetë 24 orë përpara finales së Europa League që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Baku të Azerbajxhanit.

Në stërvitjen e fundit, pasi lojtarët kishin kryer nxemjen e zakonshme, mbrojtësi David Luiz dhe sulmuesi Higuain janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shkak duket të ketë qenë çështja goditësve të 11-metërshave pasi në momentet që lojtarët po provonin përpara portës, trajneri Sarri bisedoi për disa çaste me të dy futbollistët që nuk mundën ta shmangin debatin. Kjo situatë solli acarimin e teknikutiItalian që u largua i nervozuar nga seanca stërvitore, madje duke hedhur kapelen e tij në tokë e duke e shkelmuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2