Derbi anglez, Arsenal dhe Chelsea kërkojnë trofeun e Europa League

Arsenal dhe Chelsea zbresin sot në fushë për aktin final të Europa League.

Derbi anglez është spostuar në stadiumin olimpik të Baku-së, atje ku skuadrat përplasen për një trofe më shumë, por edhe për një bonus plot 8 milionë euro.

Arsenal ka një arsye më shumë për të fituar këtë takim pasi do të siguronte automatikisht një vend në Champions sezonin e ardhshëm duke qenë jashtë katër më të mirave të kampionatit anglez.

Shanset shtohen edhe më shumë kur në krye të stolit është një trajner ekspert i këtij kompeticioni sikurse Unai Emeri, që e ka fituar këtë trofe për tre vite me radhë nën drejtimin e Sevilla-s. Por edhe londinezët e Chelsea-t kanë të njëjtin synim, me teknikun Sarri, i cili është shprehur se Europa League është që prej muajit shtator një objektiv i rëndësishëm i klubit.

Shkarkoni aplikacionin e A2