Europa League, në Baku Chelsea dominon 4-1 derbin me Arsenalin

Finalen e parë të futbollit evropian e fiton Chelsea.

Në stadiumin e mbushur plot të Baku-t në Azerbaijxhan, djemtë e Maurizio Sarri-t triumfuan në derbin me Arsenalin me rezultatin 4-1.    

Pas një pjese të parë të ekulibruar me raste nga të dy palët, ku ndër të tjerat sinjalizohet traversa e Granit Xhakës, pjesa e dytë flet vetëm për “blutë e Londrës” të trajnerit italian, që fitoi kupën e parë të karrierës dhe për të cilin flitet se mund të largohet në drejtim të Juventusit në sezonin  e ardhshëm.

Finalen e zhbllokoi në minutën e 48-të, francezi Giroud, ndoshta më i miri i ndeshjes, 

Loja u bë shumë emocionuese, dhe Pedro dyfishoi pas një aksioni të bukur dhe asisti të Hazard, i cili do të trefishonte në minutën e 64-të me penallti.

Arsenali ishte i pafuqishëm, gaboi shumë me Lacazette dhe Aubameyang dhe duhej një gjuajtje fantastike e Iwobi për të shënuar të paktën golin e nderit.  

Për trajnerin Sarri, fitorja e parë në karrierë

Në fakt goli i Arsenalit ishte vetëm një iluzion, sepse në kundërsulm sërish belgu Hazard përfitoi nga një asist i Giroud për 4-1 final  (72’), duke evidentuar një mbrojtje deficitare të Arsenalit.

Shkarkoni aplikacionin e A2