I dënuar me 23 vite për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari në Dukagjin

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Dukagjini”, duke vënë në pranga një të shumëkërkuar të dënuar me 23 vite burg për vrasje.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2