KE publikon sot progres-raportin për Shqipërinë

Affiche de la commission européenne sur le bâtiment Berlaymont

Komisioni Europian publikon sot progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Raporti pritet të jetë pozitiv, sikurse ishte edhe vitin e kaluar, pasi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve europiane kanë vlerësuar Shqipërinë për reformat e ndërmarra dhe punën e bërë deri më tani.

Pas mbledhjes së kryesuar nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, por edhe Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, do të ketë edhe një konferencë për shtyp për të paraqitur përfundimet e raportit.

Menjëherë më pas, në Tiranë do të ketë edhe një konferencë për shtyp të Kryeministrit Rama, shoqëruar nga ambasadori i unionit në vendin tonë, Luigi Soreca.

Raporti gjithsesi mbetet rekomandues dhe vendimin përfundimtar për çeljen e negociatave do ta marrë Këshilli Europian, në qershor, por ekziston edhe mundësia që vendimi të shtyhet për në vjeshtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2