Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 12:02 | Aktualitet
KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Europian ka rekomanduar përsëri çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në prezantimin e progres-raportit për dy vendet, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, vlerësoi veçanërisht arritjen e Shqipërisë me Reformën në Drejtësi, si dhe marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut me Greqinë për çështjen e emrit.

https://a2news.com/2019/05/29/hahn-nisja-e-negociatave-nuk-do-te-thote-anetaresim/

“Jam shumë i lumtur të shoh se si Shqipëria dhe Maqdonia e Veriut kanë përqafuar këtë mundësi. Shqipëria po kryen një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Maqedonia ka arritur një marrëveshje historike me Greqinë, duke zgjidhur çështjen e emrit. Është një shembull i ndritshëm për vendet e tjera”, tha Hahn. “Të dy vendet kanë pasur rezultate në reformat e ndërmarra, prandaj Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat me të dy vendet dhe ta bëjë këtë tani. Për ruajtur besueshmërinë, Bashkimi Europian duhet të përgjigjet pozitivisht dhe të mbajë premtimet kur vendet i përmbushin zotimet e tyre”.

https://a2news.com/2019/05/29/kukan-zgjedhjet-duhet-te-mbahen-me-30-qershor/

Hahn nuk ngurroi t’u kujtonte eurodeputetëve për sfidat që ka rajoni dhe ndikimin e forcave të huaja.

https://youtu.be/qlXXzYtdklE

“Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ende mungesa thelbësore që duhen adresuar. Ka emigracion të lartë dhe ulje të numrit të lindjeve. Bashkimi Europian mbetet partneri më i madh i Ballkanit Perëndimor, por duhet të marrim parasysh investimet në rritje të Kinës, të cilat shumë shpesh neglizhojnë qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe financiare të vendeve ku investon”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë