Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koreja e Veriut shkel tabutë, fillon prodhimin e uiskit

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 12:58 | Lifestyle
Koreja e Veriut shkel tabutë, fillon prodhimin e uiskit

Babai, Kim Jon Il ishte një pijedashës i njohur, por preferonte konjakun “Hennessy”, por duket se dhe i biri, Kim Jong Un i preferon pijet alkoolike dhe mbi të gjitha uiskin. Për këtë arsye dhe Koreja e Veriut është përshtatur me shijet e Liderit Suprem dhe është transformuar në një prodhuese e pijes së njohur me origjinë skoceze.

Disa ditë më parë kompania e udhëtimeve që promovon ture në Korenë e Veriut njoftoi se ka në dorë një mostër të uiskit koreanoverior, me etiketën “Samilpo”.

Samilpo është emri i një liqeni në malin e shenjtë Kumgang, i cili njihet si një nga vendet më të bukura në Korenë e Veriut.

Sipas kompanisë së udhëtimeve, dizajni i shishes është shumë i ngjashëm me atë të “Johnny Walker” dhe ka dy lloje uiskish, me përmbajtje alkooli 40% dhe 42%.

Uiski “Samilpo” pritet të dalë në dyqanet e Penianit gjatë këtij viti, megjithatë blerja e tij do të jetë “mollë e ndaluar” për njerëzit e thjeshtë në vend, pasi çmimi i tij është 15 dollarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani