Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Rovena Gashit

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 14:19 | Aktualitet
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Rovena Gashit

Komisioni i Pavarur i Ankimimit la në fuqi ditën e sotme vendimin për shkarkimin e Prokurores Rovena Gashi.

Rovena Gashi kishte paraqitur kërkesë për përjashtim të trupit gjykues 5 ditë pasi Kolegji ishte tërhequr në dhomë këshillimi. Pesë trupa gjykuese të ndryshme kanë vendosur rrëzimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit doli në përfundimin se Gashi ka pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë. Kolegji pesë anëtarësh i KPA çmoi se Gashi nuk justifikon një apartament në Durrës e një në Tiranë dhe se gjatë 5 viteve ka shpenzuar 7.8 milonë lekë më shumë sesa ka fituar në burime të ligjshme.

Subjekti nuk ka shpjeguar bindshëm pasuritë, tha KPA, duke marrë më pas vendimin për të lënë në fuqi shkarkimin e prokurores të dhënë më herët nga KPK.

Verdikti i formës së prerë, që i dha fund karrierës së Gashit në drejtësi, u shpall në mungesë të saj. Në përballjen me vettingut në Shkallën e Parë Gashi nuk mori pjesë duke e pretenduar procesin të paragjykuar, ndërsa në Apel këmbënguli disa herë, por pa sukses, të ndihmohej ligjërisht nga motra e saj gjyqtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë