Mogherini: Sa herë që kemi qenë në Shqipëri, gjithmonë ka pasur trazira politike

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, tha se rekomandimi i Komisionit Europian është për çeljen e negociatave në qershor me Shqipërinë.

E pyetur nga A2 CNN nëse kriza politike mund të ndikojë në mënyrë që data e çeljes së negociatave të shtyhet për në shtator, Mogherini tha: “Vlerësimi dhe rekomandimi nga Komisioni Europian është i qartë: Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Ju folët për krizë politike, por cili vend nuk ka, apo nuk ka pasur, krizë politike? Sa herë që kemi qenë në Shqipëri gjithmonë ka pasur trazira politike, sikurse edhe në vende të tjera”.

“Por vlerësimi ynë nuk është asnjëherë politik, por teknik. Kemi parë që Shqipëria ka bërë pjesën e saj, veçanërisht me vetting-un dhe Reformën në Drejtësi, kështu që rekomandimi është i qartë, Shqipëria është gati për nisjen e negociatave për anëtarësim”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2