Në rrugë me “Çunat e Çmendur” të Venezuelës

Në Venezuelë ekziston një bandë me emrin “Çunat e Çmendur”, të cilët jetojnë duke rrëmbyer njerëz në një nga qytetet më të dhunshme të botës, Karakas.

Ata bëjnë para’ duke rrëmbyer qytetarët e thjeshtë në rrugë dhe duke kërkuar shpërblime që mund të jenë një makinë ose edhe një orë.

Njëri nga pjesëtarët e bandës famëkeqe, 24-vjeçari El Negrito, fle me një revolver argjendi nën jastëk dhe tregon se nuk e mban mend se sa persona ka vrarë deri më sot. Në një intervistë për Associated Press, ku nuk pranon të indetifikohet dhe lejon të fotografohet vetëm me maskë në fytyrë, El Negrito thotë: “Nëse zbrazim pistoletën, kushton 18 dollarë. Nëse e humbasim ose policia na e merr, zëre se kemi hedhur në plehra 800 dollarë”.

Gangsteri tregon se grupi i tij tani kryen përafërsisht 5 rrëmbime në vit. Personi kapet dhe mbahet peng për 48 orë, derisa të afërmit mbledhin aq para’ sa munden.

Shkarkoni aplikacionin e A2