Neymar, në stërvitjen e Brazilit me helikopter privat!

Pasi mbylli sezonin me Paris Saint-Germain, Neymar është bashkuar me kombëtaren e Brazilit, me të cilën do të konkurrojë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet gjatë kësaj vere.

Teksa u është bashkuar shokëve të skuadrës, Neymar ka përdorur helikopterin e tij privat për të shkuar në stërvitje.

Helikopteri i tipit “Airbus H-145” është 13.64 metra i gjatë dhe është prodhuar nga Mercedes Benz, ndërsa çmimi i tij është 13 milionë euro.

Gjithashtu, Neymar zotëron një avion privat me vlerë 12.2 milionë euro. Kupa e Amerikës, e cila do të nisë në muajin qershor, do të mbahet pikërisht në Brazil, me selecaon që është pretendente kryesore për të mos e lënë kupën të dalë jashtë shtetit të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2