Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Presidenti Agnelli në kërkim të trajnerit në Baku

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 12:19 | Futboll
Presidenti Agnelli në kërkim të trajnerit në Baku

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli  ndodhet në Baku dhe mediat italiane hedhin hipotezën se numri 1 i “Zonjës së Vjetër” ka shkuar në këtë vend për të mbyllur personalisht çështjen e trajnerit.

Agnelli ka udhëtuar në Baku për çështje të UEFA dhe po qëndron në të njëjtin hotel ku ndodhet dhe trajneri Maurizio Sarri, i cili ndodhet në vendin lindor për finalen e Europa League.

Me shumë mundësi, gjatë vizitës në Azerbajxhan, Agnelli do përpiqet t’i japë fund hipotezave për stolin e ekipit të tij.

Agnelli është takuar me Sarrin në hotel dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme që e afron dhe më shumë ish-teknikun e Napolit, si zëvendësues të Allegrit në stolin bardhezi.

Por me shumë mundësi, gjithçka do të zbardhet pas përfundimit të finales së Europa League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë