Raporti për Kosovën, s’ka heqje vizash, por porosi për heqjen e taksës

Nuk ka rekomandim për heqjen e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian, por vetëm porosi për heqjen e taksës prej 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe të Bosnje Hercegovinës.

Teksa prezantoi progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, për parlamentin evropian, Komisioneri i Zgjerimit kërkoi vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Johannes Hahn

 “Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet ti përmbahet marrëveshjes së stabilizim -asocimit”, deklaroi Johannes Hahn.

“Nuk mund të bartim paqëndrueshmëri”, ishte komenti i tij. E pyetur për operacionin e së martës në veri të Kosovës, që përshkallëzoi tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se ngjarja ritheksonte nevojën e rikthimit në tryezën e bisedimeve.

 Ndërsa përshëndeti marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, komisioneri Hahn e vuri theksin tek rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

 “Ajo që ndodhi të martën në veri të Kosovës tregoi se situata nuk është e qëndrueshme dhe se Prishtina e Beogradi duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, vlerësoi italiania.  

Në raportin për Kosovën, Komisioni Evropian vlerësoi progresin e shënuar në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Raporti thekson se situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet sfiduese, dhe se marrëveshja për normalizimin e raporteve është urgjente në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, theksohet në raport.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN