Rekomandimi për çeljen e negociatave, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” mbi rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.

Në postimin e tij në Twitter, Rama shkruan se ky rekomandim konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.

Ndërkohë më tej, kryeministrin njofton se në orën 15:00 do të ketë një komunikim të përbashkët publik me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në prezantimin e progres-raportit për dy vendet, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, vlerësoi veçanërisht arritjen e Shqipërisë me Reformën në Drejtësi, si dhe marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut me Greqinë për çështjen e emrit. “Jam shumë i lumtur të shoh se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përqafuar këtë mundësi. Shqipëria po kryen një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Maqedonia ka arritur një marrëveshje historike me Greqinë, duke zgjidhur çështjen e emrit. Është një shembull i ndritshëm për vendet e tjera”, tha Hahn. “Të dy vendet kanë pasur rezultate në reformat e ndërmarra, prandaj Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat me të dy vendet dhe ta bëjë këtë tani. Për ruajtur besueshmërinë, Bashkimi Europian duhet të përgjigjet pozitivisht dhe të mbajë premtimet kur vendet i përmbushin zotimet e tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2