Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shtyrja e zgjedhjeve, Rama: Asgjë personale me Metën, por s'japim pëlqimin

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 19:56 | Politikë
Shtyrja e zgjedhjeve, Rama: Asgjë personale me Metën, por s'japim

Oferta e presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve në funksion të një zgjidhje politike, u refuzua nga Edi Rama.

“Partia Socialiste nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi kryeministri.

Në krah të ambasadorit entuziast të Bashkimit evropian, që i dorëzoi personalisht gjetjet e progres-raportit, Rama kishte dhe një apel për Lulzim Bashën.“Të mos furnizojë ata që mund të jenë të lëkundur dhe në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin”, shtoi ai.

https://a2news.com/2019/05/29/rama-mesazh-bashes-mendo-per-shqiperine-jo-per-partine/?fbclid=IwAR14Hx1tvKhdNU9pZjPV7-UOeBVm6M4QMWo5z6bEgdpKztn4uPo2hiZTOsQ

Kryeministri duket se nuk e ka ende të qartë planin e opozitës deri në votimin final. Por nëse do ta kishte në krah, Lulzim Bashën, ai thotë hapja e negociatave do të ishte e sigurt.

“Nëse nuk do të kisha dyshim për si do precipitojë lëvizja e opozitës rrugore, do të thosha me gjithë bindje që Shqipëria do të hapte 100% negociatat këtë vit”, vijoi kryeministri.

Por për negociatat e brendshme, ndërkombëtarët përveç thirrjeve publike, duket se nuk kanë ndërmend të përfshihen. “BE është e gatshme të ndihmojë edhe me këtë progres-raport. Por zgjidhja e krizës duhet të vijë nga brenda vendit”, deklaroi Soreca.

Radha e opozitës për të marrë në dorëzim raportin do të jetë ditën e enjte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë