Soreca: Tri javët e ardhshme, vendimtare, opozita të kontribuojë për çeljen e negociatave

“Shqipëria ka arritur përparim të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga këshilli në qershor të vitit 2018 dhe rekomandimi është që të nisin negociatat tani dhe pa asnjë kusht”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Kryeministrin Rama, pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë nga ana e Komisionit Europian.

“Duhet një vullnet i fortë politik për të kaluar përtej ndasive partiake. Kjo përpjekje e përbashkët do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara sa i përket objektivit të interimit europian. Prandaj ritheksojmë thirrjet që i kemi bërë gjatë muajve të fundit të gjitha partive për t’u angazhuar në dialog”, tha Soreca.

“Tri javët në vijim do të jenë kyçe, çdo shtet anëtar duhet të jetë plotësisht i bindur dhe çdo shtet anëtar ka procesin e vet të vendimmarrjes për këtë çështje. Prandaj inkurajojmë Qeverinë dhe opozitën që të kontribuojnë për këtë objektiv, për treguar çfarë ka arritur Shqipëria si dhe për të rritur besimin te Shqipëria dhe tek e ardhmja jonë e përbashkët”.

Shkarkoni aplikacionin e A2