Sot, 34 vjet më parë, finalja evropiane që u shndërrua në tragjedi

Dita e 29 majit është tradicionalisht një datë e trishtuar për futbollin botëror, në veçanti për Juventusin dhe Liverpulin.

Pikërisht sot, por në vitin 1985, u luajt në Bruksel finalja më absurde e historisë së Kupës së Kampioneve. Ndeshja u fitua nga Juventus 1-0, me penallti (të dyshimtë) të realizuar nga Platini,  por italianët nuk mundën të festonin dot triumfin e tyre të parë, të shumë ëndërruar.

Humori i lojtarëve dhe tifozëve pas 90 minutave nuk ishte për festë por për mort, sepse pak minuta para fillimit të ndeshjes, stadiumi Heysel u bë protagonist i njërës prej tragjedive më të mëdha të historisë së futbollit.

Me një stadium të vjetër dhe të mbushur plot me rreth 58 mijë spektatorë, tifozët e Liverpulit filluan të shtyjnë dhe të drejtoheshin drejt sektorit të rezervuar për juventinët, duke rrëzuar edhe elementët ndarës.

Targa përkujtimore e tragjedisë në Heysel

Për t’i shpëtuar përballjes, tifozët italianë filluan të tërhiqeshin duke u shtyrë drejt një muri që nga pesha u rrëzua, duke lënë poshtë 39 persona, 32 prej tyre italianë, si duke lënduar më shumëse 600 persona.  Pas tragjedisë, UEFA dënoi të gjithë ekipet angleze me 5 vjet përjashtim.

Nga ajo ditë e 34 viteve më parë, dy klubet e kujtojnë çdo vit tragjedinë, ashtu si të gjithë ata që i kanë shpëtuar tmerrit të atyre minutave.

Shkarkoni aplikacionin e A2