Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Stuhi e tornado në SHBA, 39 milionë njerëz kërcënohen nga kushtet ekstreme

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 13:11 | Bota
Stuhi e tornado në SHBA, 39 milionë njerëz kërcënohen

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje vdekjeprurëse kanë vënë në rrezik miliona njerëz në gjysmën lindore të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një seri tornadosh goditën vendin për 13 ditë radhazi. Që prej së hënës ekspertët kanë numëruar 76 të tilla.

Një person humbi jetën në Arkansas mbrëmjen e së martës, pasi makina me të cilën udhëtonte u përmbyt. Tornadot rrëzuan pemë dhe linja të energjisë elektrike, dëmtuan shtëpi dhe plagosën dhjetëra persona. Në perëndim të Ohajos, ku u regjistruan 3 tornado, 1 person humbi jetën e 7 të tjerë u plagosën.

Mbi 39 milionë njerëz kërcënohen nga kushtet ekstreme të motit nga verilindja e Teksasit, lugina e Ohajos deri në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Qendra e parashikimit të stuhive në Oklahoma paralajmëroi për stuhi të forta me shtrëngata në pjesë të Ajouas jugore, në verilindje të Kansasit dhe veriperëndim të Misurit.

Ekspertët thonë se disa zona do të përjetojnë përmbytje historike. Uji në lumin e Arkansasit pritet të arrijë një nivel të paprecedentë prej gati 12 metrash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë