Aksioni në veri të Kosovës, Ukshini: Asgjë në adresë të komunitetit serb

I ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Tiranë, foli edhe për aksionin e policisë në veri të Kosovës, duke u shprehur se nuk kishte lidhje me komunitetin serb, por ndaj grupeve kriminale.

Ukshini theksoi se Serbia qëllimisht provon të tregojë se gjoja komuniteti serb qenka i rrezikuar.

“Grupe të kriminalizuara gjejnë strehë në këtë pjesë ku ka edhe grupe mafioze serbe që për fat të keq disa herë kanë gjetur edhe mbështetjen e liderëve serbë. Ajo masë nuk ka qenë kundër një entiteti, por është masë për sundimin e ligjit dhe është masë që ka rezultuar me arrestimin e anëtarëve të grupeve kriminale, shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Asgjë në adresë të komunitetit serb.

Serbia qëllimisht provon të tregojë se gjoja komuniteti serb qenka i rrezikuar. Organet e zbatimit të ligjit janë me kushtetutë edhe në mbrojtje të komunitetit serb. Ky komunitet ka bashkëpunuar ngushtë me policinë e Kosovës kundër këtyre grupeve”, u shpreh ambasadori i Kosovës në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2