Ambasada Amerikane: Mirëpresim rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, me anë të një deklarate për mediat, ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, duke theksuar se “Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme”.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, lexohet në deklaratë.

Shkarkoni aplikacionin e A2