Basha: Anulojmë tenderin Milot-Balldren

Nga Kurbini, kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëuar anulimin e tenderit Milot-Balldren dhe vënien para drejtësisë të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e paraardhësit Damian Gjiknuri, si përgjegjës të një afere prej 260 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama kishte folur në Kuvend  përtenderin, duke thene se rruget nuk maten si teritali: “Rruga ka dy tunele dhe dy ura në ato kilometra. Janë dy vepra madhore, ka 6 nyje mbikalime dhe nënkalime”.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha mori në duar këtë të enjte raport-progresin e KE-së, por negociatat, sipas tij, po bllokohen, pasi Edi Rama nuk ia ka dalë të bindë Berlinin: “Nuk e kalon dot Edi Rama testin e Berlinit, pasi nuk kalon dot as testin e Kurbinit”.

Në 2 qershor, kur opozita të protestojë në Tiranë, kryeministri Edi Rama do të prezantojë në Lezhë kandidatin për kryetrar bashkie, Pjerin Ndreu. Lideri i opozitës u tha kurbinasve se po u kërkohet votë për një kandidat që duhet të ishte në burg.

Lulzim Basha bëri edhe një herë ftesë për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës së bashkuar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2