Bayern, ofertë për sulmuesin Paolo Dybala

Bayern Munchen ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e James Rodrigez që pritet të largohet gjatë verës. Gjermanët kanë bërë një ofertë zyrtare prej 80 milionë eurosh për yllin e Juventus, Paolo Dybala, e ardhmja e të cilit është pikëpyetje tek bardhezinjtë.

Sipas mediave në Itali, dy klubet janë në bisedime, por torinezët kërkojnë 100 milionë euro për argjentinasin. Nëse palët do të gjejnë akordin, bavarezët duken të gatshëm të sakrifikojnë për diferencën prej 20 milionë eurosh.

Shkarkoni aplikacionin e A2