Botërori U-20, “shpërthen” ylli norvegjez, shënon 9 gola në një ndeshje!

Botërori Under 20 po sheh ndeshjet e fundit të grupeve, por përballja e sotme do të mbetet në memorien e tifozerisë norvegjeze, ku ekipi nordik ka mundur Hondurasin me rezultatin poshtërues 12-0. Protagonist absolut i ndeshjes ishte ylli i ekipit, sulmuesi i Salzburgut Erling Haland.

I lindur në Angli në vitin 2000, pra përfaqësues i denjë i të ashtuquajturve “millennials”, Erling është djali i Alf-Inge Haland, mesfushor i Leeds dhe Manchester City i viteve ’90.

Performanca e sotme e Haland, me 9 gola ndaj Hondurasit

Halandi i ri është një gjigant i gjatë 1.92 centimetra, i fortë në kontrastet si i ati por me një teknikë shumë të mirë për një pykë.

Haland po ndiqet me kohë nga klubet më të mira në Evropë, në veçanti nga Manchester United i mikut të babait, Solskjaer, për të cilin sulmuesi i ri  ka luajtur 2 vjet me Molden.   

Trajneri i Manchesterit thotë se i kujton Lukakun, dhe faktet po e tregojnë. Flitet se edhe Juventusi është shumë i interesuar, dhe 9 golat e sotëm, edhe pse ndaj një mbrojtje pothuajse amatore, me siguri do të zgjojnë edhe ekipet e tjera të kontinentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN