Cakaj: Raporti me mesazh të qartë për opozitën

Në konferencë për shtyp, pas marrjes së progres raportit, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve, nëse kriza politike do të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.

Ministri Cakaj deklaroi se në raport, ka një mesazh të qartë për opozitën dhe e fton atë të ripërfshihet në institucionet demokratike

“Vetë Komisioni konstaton se parlamenti është funksional dhe i gatshëm, me kapacitete të plota për të kryer funksionet e tij.Raporti ka dhe një mesazh implicit për opozitën, ku thotë se ajo duhet të ripërfshihet në institucionet demokratike, që do të thotë ajo aktualisht  ka pushuari së qeni demokratike. KE thotë se duhet të tejkalohet polarizimi politik në shërbim të interesit madhor evropian. Është shumë e qartë se kush ka marrë vlerësimin për punën dhe kush ka vepruar për të cënuar nivelin e reformave, imazhin ndërkombëtar dhe gjasat për hapjen e negociatave. KE, me gjuhë të paparë më herët, me formulime që nuk i ka përdorur më parë, ka thënë së reforma elektorale dhe gjasa e unifikimi politik është cënuar, përkundër përpjekjeve të qeverisë, nga sjellja e opozitës”, u përgjigj ministri Cakaj, i cili në fund shtoi se vetë përmbajtja e këtij raporti e bën përgjegjëse opozitën për sjelljen e saj jodemokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2