Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hajdari: Jeni njësoj; Rama: Opozita, destruktive

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 16:53 | Politikë
Hajdari: Jeni njësoj; Rama: Opozita, destruktive

Edhe pse në lobime ndërkombëtare i është bashkuar mazhorancës muajin e fundit, Rudina Hajdari vendosi shenjën e barazimit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për dëmin që i kanë shkaktuar vendit. 

“Një njeri që bën ligji në emër të së mirës të askujt, një njeri që varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, një njeri që sillet nëpër Evropë me disa reforma të paimplementuara dhe nga ana tjetër bën tangon e Serbisë, sot ndihet më i dembelosur se kurrë, më i frikësuar se kurrë nga partia e tij. A thua këta që janë jashtë Parlamentit sot duan t’ia dinë se çfarë është integrimi për shqiptarët ku protestojnë çdo të shtunë para zyrës së atij që është këtu”, deklaroi Hajdari.

Por, regresin që sheh Rudina Hajdari tek qeveria, kryeministri Edi Rama ia faturon opozitës jashtëparlamentare. Lutja për armëpushim e një dite më parë, në sallën e Kuvendit u kthye në akuzë.

“Jo vetëm që nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu, është shumë e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destructive”, theksoi Rama.

Ndërsa Taulant Balla jep garanci për hapje të negociatave brenda vitit, opozitarët, nëpërmjet Ralf Gjonit kërkojnë garanci për sigurinë e 30 qershorit: “Nuk e di se si do ia bëni gjatë zgjedhjeve në 30 qershor, të cilat duhet të bëhen, por kush do ta garantojë rendin publik në Shqipëri? Duam të integrohemi në Evropë dhe një pjesë e madhe e partive që braktisën Parlamentin kërcënojnë për prishje të rendit kushtetues”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë