Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“I Ftuari”, Adi Krasta: Nuk kam punuar kurrë për militantët

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 21:23 | Politikë
“I Ftuari”, Adi Krasta: Nuk kam punuar kurrë për

Adi Krasta analizoi rolin e gazetarisë në situatën politike që po përjeton vendi në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, në A2 CNN.

Sipas moderatorit të njohur, ky profesion është i vështirë në çdo vend të botës, por theksoi se ai vetë kurrë nuk ka punuar për militantët e partive.

“Është e vështirë të kesh mendimet e tua dhe një platformë ku t’i shprehësh. Është e vështirë për të qëndruar, për të patur një qasje të caktuar, kështu që kolegët e mi bëjnë aq sa munden dhe atë që dinë. Unë kurrë nuk kam punuar për militantët. Ajo që kam kuptuar unë në këto 30 vjet është që edhe urrejtja, edhe mbështetja e tyre politike është ciklike. Kur ishim kundër Nanos, na donte PD-ja; kur kritikonim qeverinë Berisha, na donin socialistët. Madje, tani ata thonë pse na ka tradhtuar ky? Nuk mund të pretendohet që apriori të kesh një shërbim të njëanshëm nga ana ime”, tha Krasta.

“Unë rezistoj pasi e di shumë mirë që do të vijë një mazhorancë tjetër në Shqipëri, ndërsa unë do të qëndroj po i njëjti. Sapo të fillojnë veprimet që nuk janë në interes të publikut, në programet tona ne do i denoncojmë dhe të njëjtët militantë të PS-së do të na mbështesin sërish”, shtoi Adi Krasta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë