Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Inter zyrtarizon shkarkimin e Spalletit, nis epoka Conte

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 11:18 | Futboll
Inter zyrtarizon shkarkimin e Spalletit, nis epoka Conte

Përfundon pas dy sezonesh dhe dy kualifikimesh në Champions League aventura e Luciano Spalletit tek ekipi i Interit.

Shkarkimi është tashmë zyrtar dhe zikaltrit kanë zgjedhur Conten, që pritet të prezantohet që ditën e nesërme. Në javët e ardhshme Marotta do të bisedojë me teknikun toskan dhe për marrëveshjen financiare, duke parë që kontrata e tij përfundon në vitin 2021.

Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të Inter, klubi falenderon teknikun për punën dhe arritjet e bëra së bashku.

Conte ka filluar menjëherë të punojë me zikaltrit, pasi të shtunën do të jetë me Marottan dhe drejtuesit e klubit në “Wanda Metropolitano”për të ndjekur finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.

A2 CNN Livestream

Dita jonë