Java e fundit e Kategorisë Superiore, llogari të hapura për mbijetesën dhe Evropën

Kategoria Superiore luan sot javën e 36 dhe të fundit të kampionatit. Në ndeshjet e fundit të këtij sezoni kanë mbetur ende të hapura llogaritë për zonën evropiane dhe mbijetesën.

Pikërisht për t’i shpëtuar rënies, është Tirana ajo që duket më e avantazhuar, pasi pret në shtëpi Flamurtarin, të dënuar tashmë nga UEFA për të marrë pjesë në Evropë. Si rrjedhojë bardheblutë kanë një stimul më shumë për të marrë qoftë një barazim që do t’i siguronte mbijetesën.

Kastrioti, edhe pse matematikisht në lojë, është i dorëzuar teksa do të presë Kukësin që lufton për Evropën. Krutanët do të shpëtonin vetëm me një fitore dhe një humbje të Tiranës, por ky skenar është thuajse i pamundur. Në takimet e tjera, përballen Teuta ndaj Laçit dhe Luftëtari kundër Partizanit, skuadra të cilat nuk kanë më objektiva.

Shkarkoni aplikacionin e A2