Kategoria Superiore ul siparin, Tirana mbijeton; Teuta në Evropë

Tirana fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit ndeshjen e fundit të kampionatit dhe arrin mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar për sezonin tjetër.

Dy gola të Dokës dhe një i Hasanit i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ardian Mema.

Bardheblutë e mbyllën sezonin 5 pikë mbi Kastriotin, që u mund 3-1 në Kukës. Krutanët shënuan të parët me Ymerajn, por në 10 minutat e fundit Rexhinaldo (2) dhe Shkurtaj përmbysën gjithçka.

Luftëtari dhe Partizani e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen mes tyre, ndërkohë që Teuta fitoi 2-0 ndaj Laçit, duke mbajtur vendin e tretë dhe duke hyrë në Evropë.

Shkarkoni aplikacionin e A2