Kultura shqiptare në Beograd, ultranacionalistët serbë protestojnë kundër festivalit

Dhjetra ultranacionalistë serbe protestuan kundër një festivali që promovon kulturën shqiptare të Kosovës në Beograd.

Kjo erdhi pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç vendosi në gadishmëri ushtrinë për shkak të operacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Forcat special serbe rrethuan qendrën e kulturës në qendër të Beogradit ku po zhvillohej festivali, ndërsa protestuesit thërrisnin “Kosova është Serbi” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”.

Mes tyre dhe policisë pati edhe përplasje.

“Unë nuk lejohem që të lëviz lirshëm në Kosovë pasi shqiptarët thonë se po shkel një urdhër kushtetues. Këtu ne i mbrojmë ata dhe përsëri unë nuk mund të lëviz lirshëm në rrugët e qytetit tim. Unë nuk dëshiroj që propaganda e Shqipërisë së Madhe të pushtojë zemrën e Beogradit”, tha Milica Djurdjevic, politikane ultranacionaliste.

Festivali, që mbahet prej vitit 2014, titullohet “Mirdita, dobar dan”. Në të prezantohen filma, ekspozita dhe debate që synojnë të afrojnë komunitetin serb me atë shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin e A2