Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndotja e detit, breshka e rrallë 50 kilogramë del e ngordhur në Vlorë

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 12:19 | Aktualitet
Ndotja e detit, breshka e rrallë 50 kilogramë del e ngordhur në

Një breshkë deti e llojit “Dermochelys Coriacea” është gjetur e ngordhur mëngjesin e kësaj të enjte në Plazhin e vjetër në Vlorë. Breshka, afro 50 kilogramë, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Breshka kurrizlëkurore, siç quhet ndryshe, është shumë e vecantë. Zakonisht, të tilla breshka nuk janë të pranishme në Adriatik.

Një prej problematikave të mëdha që i detyron ato të dalin në breg është ndotja që i bëhet detit. Trazimi i ujrave të zeza me ujrat e detit i bën breshkave të tilla të humbin drejtimin. Si edhe përqëndrimi i lartë i leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë, i bën breshkave të ngatërrojnë orientimin duke dalë në cektinë dhe më të ngordhin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani