Ndryshimet fiskale, Shalsi: Vështirësi në matjen e impaktit

Qeveria ka vështirësi për të analizuar ndikimin që ndryshimet që ajo bën në taksa e tatime kanë tek bizneset dhe qytetarët.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, deklaron se ky është një nga defektet më të mëdha në hartimin e ligjeve dhe paketave efikase.

“Kur ne ndërtojmë skenare për paketën fiskale dhe për zhvillimin e biznesit, është mëse e vërtetë që fuqia analizuese dhe fuqia skanuese mbetet e ulët. Po debatojmë fort ndërtimin e një laboratori i cili të analizojë mirë ndryshimet e shpeshta në legjislacion”, u shpreh Shalsi.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes zbuloi në “A2 Business Week” edhe rezultatet e luftës së qeverisë ndaj informalitetit. Sipas tij, tashmë ekonomia e zezë llogaritet në rreth 30%, nga 60% para fillimit të aksionit

Shkarkoni aplikacionin e A2