Pedro dhe “palmaresi” i tij historik

Publikuar më: 30/5/2019, ora 16:14
pedro 1024x576

Pedro dhe “palmaresi” i tij historik

Publikuar më: 30/5/2019, ora 16:14

Pas fitores së djeshme të Chelsea ndaj Arsenal në finalen e Europa League, Pedro Rodriguez është i vetmi futbollist në histori që ka fituar këto 6 tituj: Botëror, Evropian, Champions, Europa League, Superkupë Evrope dhe Botëror Klubesh.

Shumicën e këtyre titujve e ka arritur me Barcelonën: 3 Champions (2009, 2011 dhe 2015), 3 Superkupa Evropiane dhe 2 Botërorë Klubesh (2009 dhe 2011).

Në nivel kombëtaresh, Pedro ka qenë protagonist në epokën e artë të Spanjës. Sulmuesi ka qenë prezent në skuadrën spanjolle në Botërorin e vitit 2010 dhe në Evropianin e vitit 2012, turne këto në të cilat “La Roja” u shpall kampione.