Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Peticion kundër Gjinushit. Pedagogët, kërkesë Presidentit: Mos e dekreto!

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 17:05 | Aktualitet
Peticion kundër Gjinushit. Pedagogët, kërkesë Presidentit:

Një javë nga zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, një grup pedagogësh i kërkojnë Presidentit të Republikës mosemërimin e tij.  

Përmes një peticioni, nismë e ndërmarrë nga ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka nisur mbledhja e firmave “online” për të kundërshtuar miratimin e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave.

Në peticionin drejtuar kreut të shtetit, pedagogë e akademikë të cilët nuk duan të bëhen publikë, thonë se zgjedhja e Skënder Gjinushit bie ndesh me ligjin për akademinë, i cili thotë se anëtarët e rregullt nuk duhet të kenë poste politike.

Po sipas peticionit thuhet se kryetari i ri i zgjedhur nuk ka asnjë kontribut në shkencë, madje rezulton me zero publikime nga të dhënat bibliografike ndërkombëtare.  

Skënder Gjinushi është autori i reformës në Akademinë e Shkencave. Ndërsa në 24 maj, pa rivalitet në garë dhe me shumicë votash u zgjodh në krye të Akademisë.

Presidenti i Republikës ende nuk është shprehur për dekretimin ose jo të tij. Por, një javë më parë, i pyetur nga A2 CNN, Skendër Gjinushi u duk i qetë edhe përballë këtij procesi.

Zgjedhja e Skënder Gjinushit si kryetar i ri i Akademisë së Shkencave u shoqërua me reagime të ashpra nga akademikë, pedagogë, por edhe nga opozita.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli