Rama: Opozita s’ka vullnet për negociata, data e zgjedhjeve nuk ndryshon

Teksa foli për progres-raportin në foltoren e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama përmendi edhe opozitës, duke thënë se nuk e do çeljen e negociatave.

Ai theksoi se është i gatshëm për dialog me opozitën, por jo të negociojë mandatin dhe datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Ta kthesh këtë proces në një peng të një ndërmarrjeje qorre, që iku nga parlamenti, veshën jelekët e verdhë dhe hodhën kapsolla ndaj institucioneve. Në fund, të deklarosh se nuk do të lësh popullin të bëjë zgjedhje është e paparë në asnjë vend që ka kaluar në këtë proces. Asnjë vend që ka kaluar në këtë proces nuk ka pasur një situatë të tillë. Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë. As këta që janë në parlament. Kundërshtarin nuk e zgjedh, por e përballon. Jashtë kësaj salle na duhet të përballemi me një forcë që na trajton si armiq. Ne thjesht dhe vetëm do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, në raport me ambicien dhe interesin kombëtar, detyrën tonë në raport me procesin demokratik në Shqipëri dhe me zgjedhjet e 30 qershorit. Data 30 qershor buron nga Kushtetuta dhe nuk negociohet”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2