Rama: Raporti pasqyrë e sinqertë, anëtarësimi ende larg

Në fjalën e tij në Parlament ku po diskutohet progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama tha se raporti është një pasqyrë e drejtë e asaj që ka arritur dhe duhet të bëjë vendi.

“Pa diskutim ky nuk është konfirmim i faktit se ne nuk kemi pretenduar se Shqipëria e ka arritur objektivin fundor, objektivi fundor lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, i cili është ende larg, ndërkohë që sot flasim për një fazë të ndërmjetme, që duhet çelur me zyrtarizmin e negociatave”, tha Rama.

“Raporti i Komisionit është raporti më i besueshëm ndërkombëtar në raport me çdo detaj të problematikave të një vendi në rrugën e anëtarësimit të një vendi në BE, hedh poshtë çdo përpjekje për ta treguar reformën në drejtësi si dështim, për të treguar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si një proces tërësisht të deformuar të “qeverisë së krimit” dhe në çdo aspekt raporti i jep shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve një pasqyrë të sinqertë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2