Sekretari i NATO-s Stoltenberg të dielën në Tiranë, takim me Ramën

Rama dhe Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pritet të vizitojë Tiranën këtë të dielë.

Edhe pse agjenda e tij ende nuk është bërë e ditur, sipas burimeve të A2 CNN, norvegjezi pritet të ketë një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.  

Në vijim, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovki, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Parlamentit Talat Xhaferi.

Shkarkoni aplikacionin e A2