Shpend, apo avion? Poza e përkryer e skifterit

Kafshët dhe shpendët ofrojnë gjithmonë poza të veçanta nëse i fotografon në habitatin e tyre natyral. Por skifteri shtegtar, një shpend grabitqar tepër i përhapur në Amerikën e Veriut, ka mahnitur fotografin kalifornian Thomas Kaestner, i cili e ka fotografuar gjatë një fluturimi, ku duket identik si një avion amerikan bombardues B-2. Zogu duket sikur po sulmon prenë e tij, njëlloj si avioni kur bëhet gati për të sulmuar objektivin.

Fotot e skifterit janë realizuar nga 63-vjeçari në një park natyror në San Diego. Për mediat lokale ai tha. “Fotografimi i skifterëve shtegtarë është praktikisht një sport, i ngjashëm me gjuetinë, vetëm se unë nuk përdor pushkë, por aparatin fotografik”.

Skifteri shtegtar konsiderohet të jetë një ndër shpendët më të shpejtë, pasi arrin një shpejtësi deri në 390 km/h. Ndërsa avioni bombardues B-2, është një prej mjeteve ajrore luftarake më të frikshëm në botë, i ndërtuar fillimisht për të dërguar bomba bërthamore në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës II Botërore.

Falë formës dhe sistemit të maskimit mund të kalonte pa u diktuar nga radarët sovjetikë, ndërsa mund të arrinte një shpejtësi maksimale prej 1010 km/h.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN