Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Soreca i dorëzon progres-raportin Hajdarit: Tejkaloni ndasitë politike

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 12:10 | Politikë
Soreca i dorëzon progres-raportin Hajdarit: Tejkaloni ndasitë politike

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian, i ka dorëzuar progres raportin ditën e sotme Rudina Hajdarit, kryetares së Komisionit të Integrimit.

“Jam i lumtur që japim këtë rekomandim pozitiv për Shqipërinë, i cili është pa kushte, topi është në fushën e këshillit që duhet të marrë një vendim lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë. Të gjitha palët duhet të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa i takon integrimit", tha Soreca.

Më tej, ambasadori i BE në Tiranë ofroi bashkëpunimin për reformën në drejtësi.

“Arsyeja që ne vendosëm të dilnim përpara këtij komisioni parlamentar është fakti që është pikërisht komisioni për integrimin Europian, i cili është përgjegjës për të marrë masa në lidhje me rekomandimet e dhëna në raport. Me lejoni të theksoi edhe rëndësinë e madhe të aspektit të monitorimit dhe të llogaridhënies nga qeveria sepse në fund të ditës kjo është ajo se për çfarë flet demokracia. Ndërkohë, sa i takon bashkëpunimit tuaj në komisionin e Integrimit, ne na duket sikur jemi pjesë. Nëse do të jetë e nevojshme dhe do të doni të keni më shumë pjesëmarrje dhe ndihmë nga ekspertë dhe rekomandimeve mos hezitoni të na kontaktoni pasi ne i kemi ekspertët. Sa i takon reformës zgjedhore, ne kemi ekspertët në dispozicion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën për ju. Tjetër është reforma në drejtësi dhe roli i parlamentit në këtë reformë është i domosdoshëm. Kjo reformë është pa tjetërsueshme dhe duhet të vazhdojë”, tha Soreca.

A2 CNN Livestream

Dita jonë