Soreca në Kuvend dhe PD: Pozitë-opozitë të tejkalojnë ndasitë

Takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me anëtarët e Komisionit të Integrimit ishte ndalesa e parë gjatë ditës së sotme e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për dorëzimin e raportit të Komisionit Europian.

Ambasadori Soreca vlerësoi rekomandimin pa kushte për vendin tonë, ndërsa kërkoi që Komisioni i Integrimit të caktojë masat që do merren në të ardhmen.

Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e këtij komisioni, Soreca i bëri apel qeverisë dhe opozitës që të tejkalojnë ndasitë, për të bërë të mundur që vendi të avancojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pas këtij takimi, ambasadori i BE-së ishte në Selinë Blu, ku i dorëzoi rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negoiciatave kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi i ambasadorit të BE-së zgjati rreth 1 orë e 20 minuta dhe në përfundim të tij Soreca nuk pranoi t’i përgjigjej interesit të gazetarëve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2