Thaçi: Të realizohet bashkimi kombëtar!

Durimit të Kosovës me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave duket se i ka ardhur fundi.

Një gjë e tillë u shpreh qartë nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili vijon të mbështesë idenë e tij për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

“Në këto rrethana të mosvendimmarrjes mbi të ardhmen e shpejtë të Kosovës në NATO dhe BE shtrohet nevoja të realizojmë objektivin dhe vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, bashkimin kombëtar”, deklaroi Thaçi.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për zbardhjen e të gjitha krimeve serbe që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë: “Kosova po hyn në dekadën e dytë të lirisë, por ende me plagët e luftës që nuk janë shëruar”.

Komentet e Thaçit erdhën gjatë përurimit të shtatoreve të dy heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala në Drenas. Ndërkaq, më herët Presidenti i Kosovës iu përgjigj dhe deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, e cila tha se “shqiptarët janë njerëz që vijnë nga mali”. Duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë këtë gjuhë raciste, ai tha se kjo deklaratë nxit urrejtje dhe minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN