Trump sulmon Muellerin: S’duhej të hetonte, kishim konflikt interesi

Qartësisht i zemëruar nga deklaratat e fundit, Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një sulm të drejtëpërdrejtë dhe të furishëm ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Robert Mueller.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, 74-vjeçari nuk duhej të kishte drejtuar hetimet ndaj tij për pengim të drejtësisë, pasi mes tyre kishte konflikt të madh interesi.

“Mendoj se ai është në konflikt të madh interesi pasi dëshironte të bëhej drejtor i FBI-së, por unë thashë jo. Siç e dini, kam pasur një konflikt biznesi me të. Pasi u largua nga FBI-ja patëm një përplasje. Ai nuk doli i lumtur nga kjo çështje dhe nuk i vë faj, por më duhej ta bëja pasi ishte gjëja e duhur”, tha Trump.

Sa i përket mundësisë së “impeachment” nga Kongresi, Trump përgjigjet kështu: “Ata munden, por nuk besoj se gjykatat do ta lejonin. Nuk mendoja ndonjëherë se do të përdorej ajo fjalë. Për mua “impeach” është një fjalë e ndyrë dhe nuk ka lidhje me mua. Prandaj, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi nuk kam bërë ndonjë krim”.

Më tej, Trump thekson se Rusia nuk e ndihmoi atë të zgjidhej President, por fitoi me forcat e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2