Aksident tragjik në Meksikë, autobusi përplaset me kamionin

Një aksident tragjik ka ndodhur në Veracruz të Meksikës, ku një autobus me pelegrinë katolik është përplasur me një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë të paktën 21 persona mbetën të vdekur, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase kanë raportuar se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë problemi me frenat që ka pasur drejtuesi i autobusit me pelegrinë, i cili nuk ka mundur të frenojë në kohë dhe është përplasur me kamionin.

Roberto Hernandez, drejtori i mbrojtjes civile, tha se autobusi u përmbys dhe nuk hapeshin dyert e ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.

Shkarkoni aplikacionin e A2