Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Balliu zbulon detaje nga protesta: Revoltë masive

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 12:37 | Politikë
Balliu zbulon detaje nga protesta: Revoltë masive

Gjatë deklaratës së bërë pas daljes nga Prokuroria, ku kallëzoi policinë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu zbuloi dhe një detaj për protestën e radhës kombëtare që opozita e bashkuar pritet të mbajë ditën e diel.

Ndërsa ftonte qytetarët që të bashkohen më 2 qershor, Balliu tregoi se ajo do të jetë një protestë revoltë masive që do të hyjë në histori.

“Thirrje çdo qytetari të na bashkohet më datën 2 Qershor, në një protestë revoltë masive dhe historike që do t’i japë Edvin Kristaq Ramës dhe të gjithë organizatës kriminale të Rilindjes atë çfarë i takon”, deklaroi ish deputeti Balliu para mediave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu