Bumçi: Shtyrja e zgjedhjeve nuk është zgjidhje, të largohet Rama

Ish-ministri i Jashtëm, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00, ku foli për situatën politike në vend dhe protestën e 2 qershorit.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Bumçi u shpreh se shtyrja e tyre nuk është zgjidhje nëse Rama nuk tërhiqet.

“Shtyrja e zgjedhjeve nuk është zgjidhja e krizës. Me Edi Ramën më 30 shtator do të jetë e njëjta gjë. Kushtet e zgjedhjeve janë më të rëndësishme se data. Por shtyrja e zgjedhjeve do të jetë hapi i parë në rrugën e arsyes. Këtu jemi në udhëkryq, ose do të shkojmë në një përplasje të fortë dhe një krize që do të vijë duke u rënduar”, tha Bumçi.

Më tej, Bumçi foli edhe për protestën e 2 qershorit. “Data 2 dhe të gjitha protestat e tjera që vijojnë kanë për qëllim t’i japin zgjidhje pa kosto këtij vendi. Kur kryeministri ka humbur arsyen, opozita po tregohet e përgjegjshme. Zemërimi nuk gjen qetësi. Nuk ka asnjë dyshim që protestat do të vijojnë edhe pas datës”, tha Aldo Bumçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2