Buzëqeshja e rikthyer, kombëtarja surprizë në Shtëpinë e Fëmijës

Një pjesë e futbollistëve të kombëtares së bashku me trajnerin Edy Reja surprizuan vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës në Shkozet të Durrësit, me të cilët kaluan disa minuta në një atmosferë festive.

Me kontributin e tyre të përbashkët, kuqezinjtë shpërndanë dhurata për fëmijët, si dhe bënë të mundur pajisjen me disa elektroshtëpiake për këtë shtëpi.

Një zëri në fund futbollistët së bashku me trajnerin Reja uruan fëmijët për festën e 1 qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2