Çmimet e kripura të finales së Champions, një biletë 6,900 euro!

Finalja e Champions League është ndeshja ku të gjithë dëshirojnë të jenë prezentë. Gjetja e biletave për derbin e këtij edicioni ndërmjet Liverpool dhe Tottenham nuk është e lehtë dhe as e lirë.

Finalja në “Wanda Metropolitano” të Madridit ka çmime mjaft të kripura. Duke nisur nga dhomat VIP në tribunë, ku çmimet nisin nga 3,100 euro për të arritur deri te vendi më i mirë i stadiumit, që është paketa Silver, me kosto deri në 4,900 euro.

Çmimi i këtyre biletave, të blera në momentet e fundit para ndeshjes, shkon deri në 6,900 euro. Biletat janë të kushtueshme edhe për pjesët e tjera të stadiumit.

Nga 582 euro për kategorinë e parë, në 436 euro për kategorinë e dytë, 175 për të tretën deri te kategoria e katërt, ku biletat kushtojnë 68 euro, me këtë zonë që përbën 20 përqind të kapacitetit total të impiantit.

Nëse hyrja në finale është e kushtueshme, i tillë është edhe qëndrimi aty. Tifozët që dëshirojnë të kenë kujtime nga ndeshja, duhet ta kenë portofilin plot.

Blerja e topit zyrtar të ndeshjes kushton 150 euro, flamujt 20 ndërsa shalli i finales 25 euro. Uniforma e skuadrave kushton nga 70 euro për fëmijë, deri në 90 euro për të rritur. Për të shuar etjen, tifozëve do tu duhet të paguajnë 5 euro për birra apo ujë, ndërsa një pako patatina kushton 3 euro.

Gjithkush dëshiron ta shohë finalen e Champions-it, por kjo nuk është një ndeshje për të gjithë. Kjo edhe për faktin se kostove të larta të stadiumit, i shtohen edhe ato të transportit apo qëndrimit në kryeqytetin spanjoll.

Shkarkoni aplikacionin e A2