Deklaratat e Thaçit, Vuçiç: BE nuk reagoi, e dimë çfarë duhet të bëjmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi furishëm ndaj Bashkimit Evropian dhe në të njëjtën kohë paralajmëroi Kosovën. Ai kritikoi Brukselin për mos dënimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pohoi se nuk do të implementojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

“Ne pritëm 24 orë që Bashkimi Evropian të reagonte dhe jam i shokuar që askush nuk tha të paktën një fjalë për dokumentin e firmosur në Bruksel, implementimi i të cilit duhej të garantohej nga BE. Nëse ata nuk reagojnë ndaj shqiptarëve, nuk e di se për çfarë do të na flasin në të ardhmen. Shpresoj shumë që të dëgjoj një reagim të BE-së për këtë çështje, në të kundërt e dimë si të veprojmë.”, deklaroi president serb.

Këto komente i bëri pas vizitës së një shtetasi rus, që u arrestua në veri të Kosovës gjatë operacionit të policisë disa ditë më parë.

Vuçiç tha më tej se shqiptarët kanë vetëm një Kishë ku mund të falen, dhe ajo është SHBA, që iu dëgjon çdo gjë që bëjnë kundër Rusisë dhe Serbisë. Ai kritikoi sërish Bashkimin Evropian duke e fajësuar për situatën e rëndë mes Kosovës dhe Serbisë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2